Home LAJME Thaçi fiton Doktoraturë nderi nga Universiteti shtetëror i Tiranës

Thaçi fiton Doktoraturë nderi nga Universiteti shtetëror i Tiranës

Zëvendës Kryeministri i Kosovës do ta merr në Tiranë në një ceremoni të veçantë në Universitetin publik të Tiranës çmimin Doctor Honoris Causa që iu ka ndarë që më 2012, për kontribut në lirinë e Kosovës.

Fillimi i vitit të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi me gjasë do të fillon me shumë punë por edhe me dekorata. Thaçi tashmë ka paralajmëruar se do ta shoqëron Presidenten Jahjaga në Paris ku liferët e botës do të marshojnë për të shprehur solidaritet me Francën pas sulmeve terroriste, por menjëherë pas kësaj vizite, Thaçi do të udhëton për në Tiranë ku do të ketë takime me tërë kreun e shtetit, nga Presidenti Nishani e deri tek Kryeministri Rama dhe homologu u tij Ditmir Bushati.

Burime nga Kryeministria shqiptare konfirmojnë se Hashim Thaçit iu ka pregaditur edhe një nder i veçantë, ai do të merr edhe një titull Doctor Honoris Causa. Ceremonia në Universitetin e Tiranës, me rastin e dhënies titullit “Doktor Honoris Causa” të Zëvendës Kryeministrit Thaçi, do të mbahet në ditën e hëne me date 12 Janar.

Pasi të lexohet miratimi i kërkesës për këtë titull, akt i cili ka ndodhur që në vitin 2012, dy recensent akademikë do të mbajnë nga një fjalë rasti. Ata do te jenë Prof.Dr. Sezai Rrokaj dhe Prof.Dr. Petrit Bare.

Thaçi do ta merr titullin akademik Doctor Honoris Causa “Për kontribut te shquar në lirinë e popullit te Kosovës” si dhe për ”reformat integruese drejt familjes euroatlantike”

Ky është çmimi i tretë Doctor Honoris Causa që merr Thaçi, më herët ka marrë edhe nga një universitet të diplomacisë në Gjenevë ku kanë fituar edhe shumë nobelistë botërorë, ndërsa vjet është nderuar edhe nga një universitet korean.

Previous articleMustafa: Të zbuten fjalët, të ulen gjakrat
Next articleMinistria e Punëve të Brendshme: Do të kthehen të gjithë imigruesit ilegal