Home LAJME Thaçi: Gjykata Speciale padrejtësi, megjithatë do të votohet

Thaçi: Gjykata Speciale padrejtësi, megjithatë do të votohet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se themelimi i një Gjykate Speciale e cila do të merrej me krimet e pretenduara të UÇK-së, është padrejtësi ndaj përpjekjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës, megjithatë duke besuar në drejtësi dhe pafajësi të plot, Kuvendi i Kosovës do të votojë pro kësaj gjykate.

Ai i bëri këto komente gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku tha se votimi i kësaj gjykate do të bëhet duke respektuar parimet dhe standardet për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian.

“Është padrejtësi ndaj përpjekjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës por Kuvendi i Kosovës duke respektuar parimet dhe standardet për çka jemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, duke besuar në drejtësi dhe pafajësi të plot,atëherë edhe Kuvendi i Kosovës do të votojë për këtë çështje”, ka thënë ai.

Previous articleAAK: Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Next articleQeveria vazhdon mandatin e EULEX-it deri më 2016-në