Home LAJME Thaçi harron krijimin e komunave të reja

Thaçi harron krijimin e komunave të reja

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e ka lënë në harresë krijimin e komunave të reja.

Pak muaj para zgjedhjeve lokale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri pothuajse çdo ditë kishte proklamuar themelimin e disa komunave të reja, mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj, nuk ka ndodhur më asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Madje ka muaj që kjo çështje nuk është përmendur fare nga kryeministri. Ai tani fushatën e ka orientuar në rritjen e pagave dhe shlyerjen e borxheve për kategoritë sociale, shkruan “Tribuna”.

Por premtimi i mëhershëm i kryeministri Thaçi për krijimin e komunave të reja, nga analistë politik dhe përfaqësues të fshatrave që synojnë të bëhen komuna, po vlerësohet si premtim vetëm sa për të fituar vota.

Sipas tyre, kryeministri për vota shpeshherë po jep premtimet të parealizueshme. /Tribuna/

Previous articlePër Arifajn, oferta e Thaçit është më e mira për vendin
Next articleKërkohet ndryshimi i Ligjit për Duhanin