Thaçi: Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi në samitin rajonal ministrial, organizuar nga Sllovenia dhe Franca tha se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres.

“Sot jam në Brdo të Sllovenisë ku kemi samitin rajonal ministrial organizuar nga Sllovenia dhe Franca. Është mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe një herë me homologët e rajonit por edhe shteteve të BE-së për integrimin e shtetin tonë në BE. Kam potencuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë por se vonesat e BE-së por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres. Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje”.Ka shkruar Thaqi në postim në  Facebook.