PDK-ja dhe AAK-ja tashmë kanë bërë të qarta motot e fushatës së tyre parazgjedhore.
Derisa Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, tash disa muaj ka filluar me promovimin e motos së tij të quajtur “Misioni i Ri”, është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ai i cili tashmë ka filluar të lansojë programin e tij të quajtur “Drejtimi i Ri”.
Edhe pse tingëllojnë të njëjta, duket që PDK e AAK kanë vendosur që votuesin ta ballafaqojnë me dilemën esenciale: të vazhdohet me Thaçin dhe t’i besohet atij edhe një “Mision i ri” apo të shkohet me Haradinajn në një “Drejtim të ri”.
Kjo sa për emërtimet pasi që do jenë programet parazgjedhore ato që do të duhej të depërtonin deri tek qytetari i Kosovës.
Në anën tjetër, është interesant që as Mustafa i LDK-së e as Kurti i VV!-së ende s’kanë shpalosur motot e fushatës së tyre. /GazetaBlic/