Home LAJME Thaçi: Mos ta humbim shansin, ta votojmë FAK-un

Thaçi: Mos ta humbim shansin, ta votojmë FAK-un

Kryeministri i Kosovës Hashin Thaçi, ka kërkuar që së shpejti të futet në rend dite, në seancat e Kuvendit të Kosovës, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Tani është momenti, të mos humbim kohë. Është e pajustifikueshme çdo shtyerje e mëtutjeshme e kuvendit për të mos e futur në rend dite. Ky votim do të duhet të ndodhte në ditët e ardhshme’, ka kërkuar kryeministri Thaçi.

Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje për mbështetje edhe subjekteve tjera politike.

“Unë dua të dërgoj alarmin te qytetarët dhe spektri politik, se Kosova do të humb shansin për vite të tëra. Prandaj, ftoj spektrin politik, të gjithë deputetet pa dallim. Ushtria është e të gjithëve, le ta fusin në rend të ditës dhe le të votojnë për të mirën e shtetin dhe së ardhmes sonë”, citohet të ketë thëën Thaçi.

Previous articleShëndetësia do të mbështetet nga Turqia
Next articleRonaldo nuk është i interesuar të bëhet trajner