Home LAJME Thaçi: Suksesin ta kurorëzojmë me liberalizimin e vizave brenda këtij vitit

Thaçi: Suksesin ta kurorëzojmë me liberalizimin e vizave brenda këtij vitit

Mbrëmë takova shefen e diplomacisë së BE-së, zonjën Mogherini me të cilën u pajtuam për progresin që Kosova ka shënuar në rrugëtimin europian. Poashtu pajtuam për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për suksesin e Prishtinës në organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Zëvendëskryeministri i Parë.

“Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit para verës dhe liberalizimin e vizave brenda këtij vitit. HTH”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare.

Previous articleAmbasada amerikane në përkrahje të Jahjagës
Next articleOKB: E themelojmë Gjykatën Speciale nëse dështon Kosova