Thaçi: UNESCO tregoi se Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “pako” në BE

Hashim Thaçi ne në punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit Hashim Thaçi ne në punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që po mbahet në Pragë, ka mbajtur një fjalim për të arritur e Kosovës gjatë këtij viti.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Kosova po përmbyll me sukses vitin 2015 si vit evropian për Kosovën.

“Sapo kemi nënshkruar MSA-në dhe me të drejtë po presim rekomandimin për heqjen e vizave, pasi kemi përmbushur të gjitha kushtet”, ka thënë Thaçi, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

Thaçi i ka bërë thirrje BE-së që të mos vonohet me rajonin, pasi kjo po i hap mundësi shteteve dhe ideologjive të tjera të provojnë të bëjnë vend në Ballkan.
Duke iu kthyer votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, Thaçi ka thënë se kjo përvojë ka treguar se sa e brishtë është paqja në Ballkan.
tre

Serbia ka treguar se nuk i përmbahet marrëveshjeve, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo e bën të nevojshme që BE-ja sa më parë të adoptojë qasje unike ndaj Kosovës.
Gjithashtu, Thaçi ka theksuar se përvoja në UNESCO e ka bërë të qartë s e i tërë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “në pako” në BE. Përndryshe, nëse do t’i lejohet, Thaçi ka thënë se Serbia përsëri do të provojë të pengojë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.