Home LAJME Thaçi uron besimtarët krishterë për Festën e Pashkëve

Thaçi uron besimtarët krishterë për Festën e Pashkëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

“Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju dhe gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj Festën e Pashkëve katolike. Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara si në aspektin e emancipimit fetar ashtu edhe në atë human dhe kulturor.
Komuniteti fetar katolik ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër komunitetet më të rëndësishme në përmasa globale, duke krijuar vlera dhe traditë të mirë të besimit monoteist.
Këto vlera bëjnë që në shoqërinë tonë të dominojë toleranca, mirëkuptimi, respekti dhe dashuria si vlera të kultivuara shekuj me radhë”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit Thaçi.

“Festa e Pashkëve në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës ka statusin e festës zyrtare, dhe më këtë rast uroj që në familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, harmoni, begati dhe mirësi. Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, i respektimit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, kulture dhe religjioni”, thuhet në urim.

Previous articleErdogan bën ankesë në gjykatë për shkelje të privatësisë
Next article15 vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj