Home LAJME Thaçi uron për Ditën e BE’së, nuk përmend liberalizimin e vizave

Thaçi uron për Ditën e BE’së, nuk përmend liberalizimin e vizave

Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Europës.

Me këtë rast, ai nuk ka përmendur fare liberalizimin e vizave, që e kishte premtuar gjatë dy mandateve të kaluara.

“Gëzuar Dita e Evropës! Sivjet kjo festë vjen pak ditë pas përmbylljes së suksesshme të negociatave të radhës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Nga ky vit, integrimet evropiane të Kosovës do t’i sjellin vendit përparësi të qarta ekonomike dhe vende të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Previous articleMeta: Zgjedhjet, një mundësi për të demonstruar progresin
Next articleKosova nderon Javier Zanettin