Home LAJME THAÇI:Gjykata Kushtetuese është institucioni më i respektuar nga ndërkombëtarët dhe qytetarët tonë

THAÇI:Gjykata Kushtetuese është institucioni më i respektuar nga ndërkombëtarët dhe qytetarët tonë

Zëvëndëskryemistri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se letërkëmbimet që kanë ndodhur me Brukselin sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale është i aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të trajtohet si dështim apo dënim për Kosovës por si thellim të partneritetit me BE-në. Në anën tjetër jemi dëshmitarë të synimit për t’i goditur institucionet e pavarura dhe kjo është e pa pranueshme. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i respektuar nga ndërkombëtarët dhe qytetarët tonë”, ka thënë ai.

Thaçi ka se opozita duhet të ketë kujdes dhe mos t’i godit bankat sepse në këtë mënyrë vetëm rritin kamatat.

Kurse, si i përket RTK-së, ai tha se vetëm njëri nga liderët e opozitës i ka 12 anëtar të familjes të punësuar në RTK.

‘Ne respektojmë opinionin dhe vullnetin tuaj i ftojmë për demonstratë paqësore e pastaj po përdorni dhunë për realizimin e qëllimeve politike”.

Thaçi ka deklaruar se ka rekomanduar subjektet opozitare që së pari të shikojnë shërbimet e tyre represive partiake e pastaj të flasin për shërbimet tjera.

Previous articleIsa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë
Next articleNis beteja vendimtare me serbët! Cana: Nuk e ulim kokën