Home LAJME Thaçin s’e do më as Drenasi

Thaçin s’e do më as Drenasi

Në vazhdën e fushatës së ngjeshur të Hashim Thacit, vizita e tij e sotme në Drenas, konkretisht në fshatin Baicë, u kthye në ndërhyrje të forcave të sigurimit të Thaçit dhe policisë. Banorët e këtij fshati e sulmuan Kryeministrin në shenjë revolte për padrejtesinë e rastit Ramadani e Kiqina.

Veteranët e luftës së UCK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiqina, edhepse ishin të pafajshëm sipas të gjitha shkallëve te gjyqësisë, apeli u hodh poshtë nga gjykata kushtetetuese duke e shkelur kështu edhe Kushtetuten.

Këto ndërhyrje politike ne sistemin e drejtësisë, e sidomos kur bëhët fjalë për veteranë të luftës, i revoltoi banorët e fshatit Baicë, te cilët e priten “nxehtë” të parin e Kosovës.

Perceptimi i ngurtë, që Drenica është stoike në mbrojtje dhe pëkrahje të Thaçit, duket se është në zbehje të vazhdueshme.

Previous articleFillon lirimi i pronave shqiptare të uzurpuara edhe në veri të qytetit
Next articleDisiplinori: Hajvalia dy ndeshje larg shtëpisë, Munishi 1 muaj larg bankinës