Home LAJME Thaqi:Ne i kemi kryer punët tona, Brukseli duhet ta merr vendimin e...

Thaqi:Ne i kemi kryer punët tona, Brukseli duhet ta merr vendimin e tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit ka thënë nga Brukseli se migrimi ilegal i kosovarëve është fenomen shqetësues, por ai pretendon se dihen faktorët e vërtetë se pse po ndodhë një gjë e tillë.
Zëvendëskryeministri Thaçi, ka theksuar se vonesa e vendimit për liberalizim e vizave, ka rritur shqetësimin e qytetarëve. Ndërsa, është shprehur i bindur se një vendim për liberalizim mund të merret deri në fund të vitit.

“Ju e dini se sivjet ne do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në ndërkohë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Ka shpresë edhe optimizëm që gjatë këtij viti do të ndodhë liberalizimi e vizave për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, vonesa e Brukselit, në raport me liberalizimin e vizave, ka bërë që të ndodhin këto shqetësime të qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se kosovarët duhet të ndihen evropian dhe të kenë të drejtën e lëvizjes, e cila është një e drejtë e patjetërsueshme.

“Ne i kemi kryer punët tona, Brukseli duhet ta merr vendimin e tij”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur për “largimin” e përkohshëm të “Listës Serbe” nga ekzekutivi dhe legjislativi kosovar, Thaçi ka theksuar se “Srpska” do të jetë pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pavarësisht rrjedhave të brendshme.

“Natyrisht se hatrimi i vogël për largimin e Jabllanoviqit do të tejkalohet dhe ata do të kthehen në Kuvend dhe në Qeveri”, ka shtuar Thaçi.

Previous articleRemi kërkon një seancë për mendimin pozitiv
Next articleVizitë e suksesshme e delegacionit nga Podujeva në Westerstede të Gjermanisë