Home SHËNDETËSI Thjerrëzat të cilat ju mundësojnë të shihni në errësirë

Thjerrëzat të cilat ju mundësojnë të shihni në errësirë

Hulumtuesit janë duke punuar në një stil të ri të zgjuar për thjerrëza, që do të mund ti japin mbajtësit të tyre disa “vegime nate” të kuqe.

Shkenctarët zhvilluan këto thjerrëza, si detektorë që mund të ndjejnë spektrin e plotë infra të kuq dhe potencialisht ka mundësi që të vë në funksion teknologjinë e ngrohjes në thjerrëza.

Ndryshe nga detektorët infra të kuq për afër dhe larg, ky detektorë i ndërtuar në Universitetin e Michigan, nuk ka nevojë që të futet në paisje për ftohje për të punuar.

“Ne mund ta bëjmë dizajnin e thjerrëzes super të hollë, e cila pastaj do të mund të integrohej me celularë”, tha Zhaohui Zhong, profesor asistues i inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike.

Vizioni infra i kuq mund të jetë më i njohur për diktimin e njerëzve dhe kafshëve në mjedise të errëta, por gjithashtu mund të ndihmojë mjekët që të monitorojnë rrjedhjen e gjakut.

Graphene, një shtresë e vetme nga disa atom të karbonit, mund të ndjejë gjithë spektrin infra të kuq – plus dritën e dukshme dhe dritën ultravjollcë.

Por deri më tani nuk ka qenë e mundur që të zbulohet një thjerrëz e tillë, që kapë mjaftë dritë për të gjeneruar sinjal të dallueshëm elektrik.

Me trashësi sa një atom, ajo thithë rreth 2.3% të dritës që e godet atë.Nëse drita nuk mund të prodhojë një sinjal elektrik, Graphene mund të përdoret si një senzorë.

“Nëse ne e integrojmë atë me lente kontakti apo paisje elektronike, ajo zgjeron vizionin tuaj.Kjo ju jep një mënyrë tjetër të ndërveprimit në mjedisin tuaj”, tha Zhong.

Previous articleDeputetja Vjosa Osmani lind binjake
Next article​Jahjaga: Të dhunuarat gjatë luftës ishin të margjinalizuara