Home SPORT Thohir jep OK për Shaqirin!

Thohir jep OK për Shaqirin!

Lajmi se Bayern Munchen i ka hapur rrugën huazimit të Xherdan Shaqirit ka vënë në lëvizje Interin. Zikaltrit janë gati të futen në garë për fantazistin shqiptar të Zvicrës, i cili do të ishte i duhuri për skemën 4-2-3-1 të Roberto Mancinit.

Erick Thohir i ka dhënë “ok”-in nisjes së operacionit prej 15 milionë eurosh nga janari deri në qershor. Plani i Piero Ausilios është afrimi i fantazistit në formë huazimi me tëd rejtë blerjeje në fund të sezonit me një shumë jo më të madhe se ajo që ofron presidenti indonezian.

Operacioni i merkatos pritet të hyjë në fazën e nxehtë pas ndeshjes të së martës kundër Juventusit. Interi shpreson në një fitore të dyfishtë: në fushë dhe në merkato duke ditur që për Shaqirin interesohet edhe Juventusi.

Previous articleHyseni e Cliff flasin për sigurinë e Kosovës
Next articleThaçi: Suksese në “shtëpinë” e re, Forcat e Armatosura të Kosovës