Home SPORT Tifozët e Liverpoolit u përleshën me ata të Chelseat (Foto)

Tifozët e Liverpoolit u përleshën me ata të Chelseat (Foto)

Sfida mes Liverpoolit dhe Chelseat nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Pas takimit, jashtë stadiumit ‘Anfield’, tifozëritë e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje mes vete.

Derbi i fundjavës në elitën e futbollit anglez me Liverpoolit dhe Chelseat nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.

Pas këtij takimi, tifogrupet e të dyja skuadrave zunë të përleshen jashtë stadiumit të Liveproolit, ‘Anfield’.

Siç raporton ‘Daily Mail’, tifozët filluan të fyheshin me fjalë, për t’i pasur më pas grushtet mes njëri-tjetrit.

Ndryshe, ishte Chelsea ajo që triumfoi 2:0 ndaj ‘The Reds’, për t’ia vështirësuar këtyre të fundit gjasat për titull këtë edicion në Premierligë.

Previous articleLargim të huajsh te Sigal Prishtina
Next articleArrestohet 19 vjeçari, shiste kanabis në shkollë