Televizioni kombëtar spanjoll është detyruar që të anulojë sondazhin në rrjetet sociale pasi portieri shumë i kritikuar i Barcelonës, Jose Pinto, ka dalë në krye të tij si lojtari i ndeshjes në El Clasicon e zhvilluar mbrëmë.
Një thirrje mes tifozëve të Realit për të tallur Barcelonën dhe portierin e tyre Pinton ka rezultuar në sukses duke e shpallur atë Lojtarin e Ndeshjes së finales së Kupës së Mbretit.
Kjo irritoi drejtuesit e televizionit kombëtar spanjoll, që duke parë 75% të votave që shkuan për Pinton në këtë sondazh u detyrua që atë ta ndërprejë.
Me hashtagun #MVPCopa në Tëitter që u thirr nga TVE, tifozët e Realit votuan për portierin Pinto, i cili ishte faj në golin e parë të Di Marias dhe po ashtu pranoi një gol mes këmbëve nga Gareth Bale.
Pasi TVE e anuloi sondazhin, vendosi që të mos e shpallë 38 vjeçarin lojtar të ndeshjes, por Gareth Bale, i cili mori vetëm 20 për qind të votave.