Home LAJME Tirana dhe Prishtina të reagojnë për shqiptarët në Maqedoni

Tirana dhe Prishtina të reagojnë për shqiptarët në Maqedoni

Tirana dhe Prishtina duhet të reagojnë për situatën në Maqedoni. Të dy kryeqytetet e shteteve me popullësi dërrmuese shqiptare nuk duhet të rrinë duarkryq përballë situatës në Maqedoni.

Ky është mendimi i ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.

“Çështja se cila nga partitë shqiptare do të jetë në qeverisjen e vendit nuk mund të jetë as edhe një mollë sherri midis vetë këtyre partive. Këtë çështje e kanë zgjidhur qartazi vetë votuesit shqiptarë, duke u hequr çdo të drejtë vendimore strukturave politike të këtyre partive. Ndryshe pse i kërkohet popullit të shprehet? Çdo përpjekje nga udhëheqësit e këtyre partive për të kënaqur dëshirat e veta për pushtet me anë të partnerit maqedonas, duke i rënë ndesh realitetit të dalë nga kutitë e votimit, do të shënonte një dhunim të vullnetit të zgjedhësve, gjë që në demokraci ka pasoja të rënda”, ka shkruar Mustafaj në të përditshmen “Panorama”.

Ai ka shkruar ndër të tjera se shqiptarët duhet të përfaqësohen modoemos në qeverinë e re të Shkupit dhe se Tirana e Prishtina duhet ti bëjnë presion te Gruevski për këtë gjë.

Previous articleTerry dëshiron të qëndrojë në Chelsea
Next articleKonfiskohen armë në bastisjen e Elshanëve