Liverpooli është dorëzuar në garën për titull në Premierligë. Skuadra e Brendan Rodgers ka barazuar 3 me në udhëtim te Crystal Palace. Kjo ishte njëra nga sfidat më të bukura këtë edicion, pasi që u pa një rikthim i pamundur në rezultat i skuadrës vendase.
Liverpooli po fitonte me rezultat 0 me 3 në kiëtë sfidë, por që vendasit arritën të barazonin në 3 me 3. Allen, Sturridhe dhe Suarez shënuan për Liverpoolin.
Vetëm 10 minuta iu deshtën vendasve për rikthim. Lojtarët e Liverpoolin u panë të dërrmuar pas presionit për 80 minuta.
Delaney shënoi për 3 me 1 në minutën e 79. Gayle në minutat 81 dhe 88 shënoi dy herë për barazimin 3 me 3.
Me këtë barazim, Manchester City tani pothuajse është kampion i Premierligës Angleze pasi që i duhen 4 pikë në ndeshjet si vendas ndaj Aston Villa e West Ham.