Home SPORT Toni dëshiron të jetë golashënuesi më i mirë

Toni dëshiron të jetë golashënuesi më i mirë

Sulmuesi veteran, Luca Toni, shpreson ta përfundojë sezonin si golashënuesi më i mirë në Serie A.

Futbollisti i Veronas realizoi dy gola në fitoren prej 4-0 kundër Catanias dhe tash numëron 20 gola në 31 paraqitje në Kampionatin italian dhe është i dyti pas sulmuesit të Torinos, Ciro Immobile.

“Nuk kam besuar se mund ta fitoj ‘Capocannoniere’ (‘Këpucën e artë’ në Serie A) këtë sezon, por tash kam 20 gola me Immobilen dhe do të ishte diçka e jashtëzakonshme për moshën time (më 26 maj mbush 37 vjet)”, ka deklaruar Toni për Sky Sport Italia.

Më tej, ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se nuk do të luajë në Kampionatin Botëror në Brazil.

“Nuk kam nevojë t’i dërgoj mesazhe Cesare Prandellit. Ai e ka emëruar skuadrën e tij të madhe pa mua apo Francesco Tottin, prandaj të gjithë duhet ta pranojnë dhe të mos flasin më rreth kësaj”, ka sqaruar sulmuesi.

Ndryshe, nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, Hellas Verona mund të luajë në Europa League nëse konkurrentët nuk e bëjnë këtë.

Previous articlePSG nuk bëri sa duhej
Next articleKështu di vetëm Barca