Torta që u bën mirë fëmijëve

Është koha për të zhbërë një tabu qe shpesh behet pengese për tu dhënë fëmijëve një ushqim me vlera të mëdha për shëndetin e tyre.

Është fjala për një ëmbëlsirë e cila përmban vlera të mëdha ushqimore dhe energjetike pa e dëmtuar fare shëndetin.
Pra po flasim për tortën me çokollate dhe portokall, e cila në vend të gjalpit përdor vajin e ullirit dhe në vend të çokollatës me qumësht përdor çokollatën fondente.

Sipas një nutricionisti te njohur, në këtë rast ruhet e njëjta shije, por merren përfitime shumë të mëdha lidhur me ushqyeshmërinë e shëndetshme.

Qe te dy përbërësit, vaji i ullirit dhe çokollate fondente janë te njohura për vlerat e tyre, çokollata fondente shquhet për vlerat e saj antioksidante dhe antiinflamatore, ndërkohë qe vaji i ullirit, fale përqendrimit te larte te acideve oleine, një acid yndyror monosatur, ka vlera shume te mëdha antioksidante.

Gjithashtu ai është shume i pasur edhe me Vitaminën E, e cila ul përqendrimin e kolesterolit te keq ne gjak, dhe minimizon te gjitha pasojat e dëmshme qe ai mund te shkaktoje ne organizëm.

Receta:

200 gr çokollate fondente
4 veze
80 ml vaj ulliri
3 luge miell
200 gr sheqer

Një portokall i shtrydhur