Home LAJME Trafikantëve të 15 viktimave shqiptare të tragjedisë së Tisës, 55 vjet burgim

Trafikantëve të 15 viktimave shqiptare të tragjedisë së Tisës, 55 vjet burgim

Kolegji Penal i Dhomës së veçantë të Gjykatës së Lartë të Beogradit ka shpallur dënimin prej 55 vjet e dy muaj burgim për nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, që ishte marrë me trafikimin ilegal të emigrantëve shqiptarë nga Kosova për në Hungari përmes lumit Tisa.

Gjatë kalimit ilegal nëpër këtë lumë, më 14 tetor të vitit 2009 u mbytën në Tisë 15 sish, kryesisht gra e fëmijë.

Josip Gjurasevic, i cilësuar si organizator i grupit, u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa si anëtarë të grupit u dënuan: Goran Maravic me 7 vjet, Ridvan Destani me 6 vjet e 8 muaj, dhe Dejan Bezeg me 6 vjet burgim, raporton Koha.

Atil Shiposhit iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë, Jovanka Koledinit 3 vjet, Abedin Isenit 4 vjet e 4 muaj, Ardin Isenit 4 vjet e 8 muaj dhe Sabehudin Arifit 10 vjet burgim.

Joso Karimovic u lirua.

Previous articleTop 10 vendet më të shtrenjta për t’u martuar
Next articleRrëfimi prekës për Arlindin: Zviceranët protestojnë kundër dëbimit, e dashura do ta shpëtojë!