Transvestiti nga Austria, Conchia Wurst, ka arritur t’ia fitojë vendit të tij Eurovisionin e vitit 2014 dhe këtë ai/ajo e ka bërë në mënyrë sensacionale.
Sivjet Eurovision Song Contest u mbajt në Kopenhagen të Danimarkës, ku finalistët dhe favoritët dalluan nga vitet e kaluara.
Çmenduria e njerëzimit depërtoi edhe në muzikë. Duket se përpos artit njeriut i pëlqen edhe ndryshimi dhe ajo që duket sa më pak natyrale.
E tillë u duk dhe fitorja e rrallë dhe e pamenduar e Austrisë në Eurovision, pasi kandidati/kandidatja, Conchita, arriti të bëjë të pabesueshmen me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Në votimet dhe në konkurrencë me këngët tjera më nuk shiheshin shtetet e ballkanit, e as ato të ish-Bashkimit Sovjetik, por e dyta në renditje doli Holanda, teksa në vendin e tretë u radhit Suedia në një Eurovision shumë të çuditshëm.
“Rise Like a Phoenix” ishte pakonkurrencë dhe kështu transvestiti Conchita arrin t’ia sigurojë organizimin e këtij eventi vendit të tij, që përtej artit, sigurisht se meritat i lë edhe natyrës së pazakontë të ekzistimit të tij/saj.
Shqipëria në këtë edicion të Eurovisionit nuk pati një transvestit, por në fakt ishte Hersi Matmuja ajo që nuk arriti të kalonte në finalen e garës më të madhe të muzikës moderne evropiane.