Home LAJME Trepça i merret AKP’së, i kthehet shtetit

Trepça i merret AKP’së, i kthehet shtetit

Qeveria e Kosovës miraton vendimin për Trepçën. Ky kompleks i merret AKP’së dhe i kthehet shtetit.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që ndërmarrja publike Trepça, deri tani në Administrim të AKP, t’i kthehet shtetit.

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavleci, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrje publike, me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim që të heqë nga kompetenca e AKP’së ndonjë ndërmarrje shoqërore ose ndonjë njësi të organizuar shoqërore përfshirë dhe asetet e tyre.

“Dhe më pas të autorizojë Qeverinë që kjo ndërmarrje shoqërore, përkatësisht njësitë organizative shoqërore të saj t’i regjistrojë si ndërmarrje publike qendrore në pronësi të Republikës së Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës e merr këtë vendim nëse ekziston interesi madhor publik siç është rasti për kompleksin Trepça.

Gjithashtu sipas këtij plotësim ndryshimi, përcaktohet që ndërmarrja publike të regjistrohet si e tillë dhe merr përsipër vetëm ato detyrime ndaj palëve të treta të cilat një Tribunal i Arbitrazhit ose një gjykatë kompetente përfundimisht cakton si detyrime të kësaj ndërmarrjeje publike.

Qeveria e miratoi këtë vendim i cili më pas do t’i dërgohet për miratim edhe Kuvendit të Kosovës.

Previous articleValon Murati kërkon përgjegjësi ndaj Jabllanoviqit
Next articleQeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 6-tën me radhë