Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar substancat kryesore kimike më kancerogjene të pranishme në ambient, ndaj të cilave femrat duhet të tregojnë kujdes, pasi rrezikojnë formimin e kancerit në gji.
Studimi i publikuar në revistën “Environmental Health Perspectives”, rendit 17 substanca kimike të cilat duhen evituar, si dhe ofrohen këshilla praktike. Bëhet fjalë për produkte kimike si benzina, nafta dhe substance të tjera të emetuara nga makinat si produkte kundër njollave, tretës, dizinfektues, bojëra etj.
“Ky studim ofron një panoramë për parandalimin e kancerit në gji falë ekspozimit ndaj produkteve kimike. Këto produkte kimike janë të lidhura ngushtësisht me kancerin në gji dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e studimeve për parandalimin e sëmundjes”, u shpreh Ruthann Rudel, drejtues i studimit pranë Silent Spring Institute në Massachusetts. Tumori në gji është shkaku i dytë kryesor i vdekshmërisë për femrat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.