Home SHOWBIZ Tuna e shfrytëzon shumë zogun

Tuna e shfrytëzon shumë zogun

Altuna Sejdiu – Tuna prej disa muajsh nuk ka sjellur asgjë të re, kjo pasi edhe më tej po vazhdon ti shfrytëzojë dy hitetet e saj paraprake, këngën me titull ‘’I asaj’’, në klipin e së cilës e rreh ‘’zogun’’ dhe ‘’Fenix’’, hitin ku ajo thotë se është ‘’zogu ma i mirë prej krejtve’’.

E vërteta është se këto dy këngë i kanë dhënë një impakt të ri karrieres së Tunes. Ajo, pos që është bërë më aktuale dhe më e përfolur, gjithashtu ka përfituar mirë edhe materialisht, pasi ka qenë ‘’non-stop’’ e angazhuar.

Ndryshe, këto kohë Tuna nuk ka investuar fare, pasi i kanë mjaftuar dy klipe në dy vite që ajo të godas në shenjë dhe të jetë aty ku të gjitha do të donin të ishin.

Edhe nofka e re i ka funksionuar mirë, bile Tuna është mudnuar që ta imponojë sa më shumë. Këngëtarja, nuk e ka përmendur ‘’zogun’’ vetëm nëpër këngë, koncerte e programe telelvizive, mirëpo edhe e ka veshur.

Së fundi, ajo ka blerë dhe veshur disa bluza me zogun Tweety, për të na kujtuar tërthorazi nofken e saj.

Previous articleElvana I Dedikon Vargje Getit?
Next articleReshjet e shiut i dhanë fund krizës së furnizimit me ujë ?