Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka bërë thirrje për rinisjen e një operacioni antiterrorist kundër rebelëve pro-rusë në Ukrainë, teksa ka përmendur vdekjen e një politikani nga partia e tij në atë rajon.
Turchynov përmes një deklarate, ka bërë me dije se dy trupa të torturuar në mënyrë brutale, janë gjetur sot në afërsi të qytetit Slovyansk.
Njëri nga trupat është ai i Volodimir Rybak, një anëtar i partisë së Turchynov, transmeton Rel.
Presidenti ka njoftuar se Rybak ishte rrëmbyer kohëve të fundit nga “terroristët”.
Turchynov ka bërë me dije se këto krime, e kanë mbështetjen e plotë nga Rusia.