Tymi i duhanit ngushton arteriet e fëmijëve

tyHulumtuesit kanë zbuluar se pirja e duhanit në prezencë të fëmijëve të moshës 3 vjeç, ndikon në arteriet e tyre gjatë kohës kur ata rriten.

Prindërit të cilët pijnë duhan në prezencë të fëmijëve, i vënë fëmijët e tyre në një rrezik të madh për t’i dëmtuar arteriet e tyre.

Studimi sugjeron që nëse që të dy prindërit e pijnë cigaren në precenzë të fëmijëve, ndikon në bllokimin e mureve arteriale, që do të thotë se fëmijët do të jenë në një rrezik të madh nga sulmet në zemër në jetën e mëvonshme.

Hulumtuesit gjetën që pirja e duhanit nga dora e dytë ndikon në vjetërimin e gjakut në vena për 3 vjet përgjatë kohës që fëmijët rriten.

Studimi përfshiu 2,401 fëmijë nga Finlanda dhe 1,375 fëmijë nga Australia, fëmijë të moshës tre deri në tetëmbëdhjetë vjeçare.

Hulumtuesit i pyetën prindërit për shprehitë e tyre të pirjes së cigares, se a e pijnë në prezencë të fëmijëve apo jo. Pastaj ata përdorën disa metoda për të parë ndikimin e tymit të cigares në arteriet e fëmijëve të tyre.

Studiuesit zbuluan se prezenca e karotidit në moshë të rritur është 0.015mm në njerëzit që u ishin ekspozuar tymit të duhanit nga prindërit e tyre gjatë moshës së re, kurse ata që nuk u ishin ekspozuar tymit të duhanit nuk e kishin këtë shifër.

Studimi është i pari i llojit të tij për të ndjekur fëmijët deri në moshën madhore, në mënyrë që të shqyrtohet masa e ekspozimit të duhanit në fëmijë.