Home LAJME U mbajt mbledhja e 29 e Qeverisë së Republikës së Kosovës

U mbajt mbledhja e 29 e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi mbledhjen e 29-të, në të cilën mori vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

 Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-026 për Markat Tregtare u aprovua si pikë e parë e rendit të ditës. Ky ligj është në përputhshmëri më Direktivën 2008/95/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 22 tetor 2008 për përafrim të ligjeve të shteteve anëtare lidhur me Markat Tregtare.

 Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u aprovua edhe koncept-dokumenti për rregullimin e të drejtës ndërkombëtare private, i cili ka për qëllim rregullimin e të drejtës ndërkombëtare private në caktimin e të drejtës kompetente për marrëdhëniet statusore, familjare e pronësore, marrëdhëniet materialo juridike me elemente ndërkombëtare si dhe rregullimin e kompetencës së gjykatave dhe organeve tjera të Republikës së Kosovës në shqyrtimin e marrëdhënieve materialo juridike që kanë elemente ndërkombëtare.

 Qeveria mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 303,000.78 euro për ekzekutimin e vendimit P.nr.690/2014 të datës 07.04.2015.

 Qeveria e Kosovës aprovoi Nismën e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për shqyrtimin e kërkesës për Bashkëpunimin Financiar me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë për vitin 2014.

 U formua Komisioni Ndërministror për Kthim në këtë përbërje:

1.         Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim,                     Kryesues;

2.         Ministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme,                          anëtar;

3.         Ministri i Ministrisë për Planifikim Hapësinor,                        anëtar;

4.         Ministri i Ministrisë së Drejtësisë,                                               anëtar;

5.         Ministri i Ministrisë për Zhvillim Ekonomik,                            anëtar;

6.         Ministri i Ministrisë së Financave,                                                anëtar;

7.         Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,        anëtar;

8.         Ministri i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale,              anëtar;

 

U miratua edhe vendimi me anë të cilit përcaktohen rregullat dhe procedurat për dëshmimin e përvojës së punës për të punësuarit në sektorin publik të cilët realizojnë pagë nga Buxheti i Kosovës, me qëllim të pagesës së shtesës mbi përvojën e punës si dhe realizimit të të drejtave që lidhen me pushimin vjetor.

 

Qeveria mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 500,000.00 euro nga Fondi i shpronësimit i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për nevoja të kompensimit të shpronësimit të ndërtimit të rrethrrotullimit në hyrje të rrugës rajonale Prizren – Gjakovë, në Komunën e Gjakovës.

 

Projekt-rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit u aprovua nga Kabineti Qeveritar, i cili ka për qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë, gjithashtu mbështet zbatimin e Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, definon organet kompetente vendimmarrëse, zbatuese dhe koordinuese, procedurat dhe kriteret për përfitimet dhe ndihmën për Riintegrim.

Previous articleThaçi e Rama : Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë, vendim i dy qeverive
Next articleBekim Çollaku:MERITOJMË REKOMANDIM POZITIV PËR VIZAT