Udhëheqësi i Sekretariatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka bërë me dije se deri më tani procesi i verifikimit po dëshmon se numri i veteranëve të UÇK-së është ai që ka qenë në përfundim të luftës dhe se nuk do të ketë fryrje.
Ai ka treguar se deri më tani janë shqyrtuar rreth 10 mijë aplikacione, prej të cilave 2 mijë e 261 janë refuzuar.
Fazliu ka thënë se janë verifikuar edhe 2 mijë e 245 aplikacionet e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Sipas tij, 1 mijë e 367 prej tyre u është njohur statusi i veteranit luftëtar të UÇK-së.