Home SPORT UEFA shqyrton pranimin e plotë të Kosovës më 25 shkurt

UEFA shqyrton pranimin e plotë të Kosovës më 25 shkurt

Kosova mund të pranohet më herët se që është menduar.

UEFA në Kongresin e radhës (më 25 shkurt, i jashtëzakonshëm, më 3 maj i rregullt) do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë.

Federata kosovare e futbollit aktualisht ka kufizime në paraqitje ndërkombëtare, pasi që FIFA në janar të vitit 2014 i lejoj Përfaqësueses së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore.

Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare fuqiplote, përfaqësuesja e shtetit tonë do të mund të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, derisa klubet kosovare në kupat evropian.

Previous articleMustafa:Zgjedhjet mbahen në vitin 2018
Next articleVeseli: Presidenti do të zgjidhet në përputhshmëri me Kushtetutën