Uji: Fakte false dhe të vërteta

Mes te vërtetave dhe gënjeshtrave ja disa fakte mbi ujin.

Që të bën mirë ketë e dimë, por mbase jo të gjithë e dinë se sa duhet të konsumojnë dhe jo të gjithë ujerat janë njësoj, sa përmbajnë ushqimet etj, shkruan Pour Femme.

1- Të pini shumë, shumë ujë!

Sa ujë duhet të konsumojmë në dite? Të pish shume ujë është e rëndësishme. Por uji nuk është i vetmi ai që gjendet në shishe. Uji, burim i domosdoshëm për ushqimin dhe hidratimin e organizmit, gjendet në masa të ndryshme edhe në ushqime. Kështu që, rrugë të lirë për burimet e ujit gjatë ditës, por edhe vaktëve me fruta dhe perime, burim kryesor i ujit dhe kripërave minerale.

2- Uji na shendosh?

Jo, përkundrazi. Të pini shumë ujë ndihmon për të rregulluar sistemin gastrointestinal, uji nuk përmban kalori, kështu që nuk favorizon shtimin në peshë.

3- Uji i rubinetit po apo jo?

Varet nga zonat dhe pastërtia, por nuk është e vërtet që është më mirë të preferohet uji në shishe së sa ai në rubinet.

4- Ujë i ngrohtë apo i ftohtë?

I ngrohtë mbase, nëse nuk bëhet fjale për çajra, në fakt nuk të tërheq shume. Por edhe ai shumë i ftohtë duhet evituar, një rruge e mesme në këtë rast është që ujin ta konsumoni në temperaturë ambienti.

5- Uji i gazuar, aleat i tretjes

Shumë e vërtet, një legjendë metropolitani. Uji gazuar nuk tret, sepse përbërësit e tij nuk kanë asnjë veti tretjeje.

6- Uji pastron organizmin

Absolutisht e drejtë, hidraton dhe e pastron, me prurje të mirë të ujit favorizon në eliminimin e toksinave.

7- Të pini ujë gjatë vaktëve

Nuk këshillohet sidomos në dieta. Të konsumoni të paktën dy gota ujë gjatë vaktëve mund t’ju ndihmojë në procesin digjestiv, duke favorizuar veprimet e lëngjeve gastrite.

8- Një gote ujë në mëngjes

Te pini një gote ujë te vaket para se të bëni mëngjes, sapo të ngriheni është një ide shumë e mirë për të favorizuar peristaltikën intestinale dhe për të garantuar një efekt dizintoksikues.