Home LAJME Ukraina vazhdon “operacionet anti-terroriste”

Ukraina vazhdon “operacionet anti-terroriste”

Veprimet ushtarake të Ukrainës kundër separatistëve pro-Rusi në lindje të vendit do të vazhdojnë, pavarësisht marrëveshjes së Gjenevës, ka thënë një zyrtare e Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë.

“Operacionet anti-terroriste janë në vazhdim e sipër. Zgjatja e këtyre operacioneve do të varet nga koha që terroristët do të mbeten në vendin tonë”, u ka thënë dje gazetarëve Marina Ostapenko.

Marrëveshja në Gjenevë, të cilët e kanë arritur Shtetet e Bashkuara, BE-ja, Ukraina dhe Rusia, parashikon çarmatimin e grupeve të armatosura ilegale, njofton “Dnevnik.hr”, transmeton “Telegrafi”.

Në bazë të marrëveshjes, të gjitha grupet e armatosura të paligjshme duhet të çarmatosen, të gjitha ndërtesat e zëna në mënyrë të paligjshme duhet të kthehen, të gjitha rrugët, sheshet dhe vendet e tjera publike në qytetet e Ukrainës, duhet të lirohen.

Organizata pwr Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të ngarkohet për të ndihmuar autoritetet ukrainase, për të filluar me këto masa.

Previous articleBanka e Shqipërisë është optimiste për ecurinë e ekonomisë
Next articleErdogan bën ankesë në gjykatë për shkelje të privatësisë