Home LAJME UNESCO sot vendosë për Kosovën

UNESCO sot vendosë për Kosovën

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris sot do të vendosë nëse në rendin e ditës do të përfshijë propozimin e rekomandimit për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilave kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe rreth njëzet prej këtyre vendeve e kanë miratuar tashmë kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton lajmi.net
Çështja e pranimit të Kosovës sot pritet të përfshihet në agjendën e diskutimeve dhe do të votohet më 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Këshillit Ekzekutiv. Vendimet aty merren me shumicë votash, dhe nëse propozimi pranohet, vendimi përfundimtar mbi pranimin e Kosovës për anëtarësim do të ndodhë në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor të këtij viti.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë, dhe vendimi për pranim në këtë organizatë kërkon një shumicë prej dy të tretash.

Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO ka dorëzuar formalisht Shqipëria, dhe është mbështetur nga 45 vende.

Pranimi i Kosovës në këtë organizatë, do të ishte edhe një hap para drejtë anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Previous articleShqipëria bën historinë – është në Evropian
Next articleUNESCO përfshin Kosovën në rend të ditës, javën e ardhshme në votim