Home SPORT United i alarmuar, Barca planifikon ta shesë Cesc

United i alarmuar, Barca planifikon ta shesë Cesc

Menaxheri i Manchester United, David Moyes, është duke ringjallur interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregeas.

The Sun raporton se United është alarmuar pasi Barcelona është duke menduar ta shesë mesfushorin spanjoll për një shumë rreth 40 milionë funte.

Moyes verën e kaluar ishte në ndjekje të ish-kapitenit të Arsenalit dhe dy oferta u refuzuan, para se Cesc të vendosë të qëndrojë në Camp Nou.

Lajmi se Barca do të mendoj të bëjë ofertë për Cesc këtë verë, mund ta shohë United të fillojë negociatat për të.

Fabregas ishte cak i fishkëllimave të tifozëve në Camp Nou gjatë takimit të djeshëm ndaj Athletic Bilbao, të cilën Barca e fitoi me rezultat 2-1.

Previous articleBuzhala: Plas Jakup, Ardianin do ta bëjmë kryetar të Kuvendit
Next articlePër Arifajn, oferta e Thaçit është më e mira për vendin