Home LAJME UP: Problematike çështja e bursave për shkak të buxhetit

UP: Problematike çështja e bursave për shkak të buxhetit

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka trajtuar kërkesat e studentëve lidhur me bursat universitare, ndërsa me këtë rast u tha se zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të kufizimeve buxhetore që ka Universiteti i Prishtinës.

Këshilli Drejtues i UP-së, po kërkon mundësitë për zgjidhje përkatëse të kësaj çështjeje.

“Kërkesat e paraqitura tejkalojnë jo vetëm buxhetin e paraparë për bursa por edhe tërësisht mjetet e destinuara për konferenca dhe publikime shkencore. Këshilli Drejtues do të rishqyrtojë të gjitha mundësitë në takimin e rregullt të Këshillit Drejtues më 8.5.2014”, thuhet në kumtesë.

Më tej u tha se Këshilli Drejtues i UP-së do të marrë vendim në pajtim me mundësitë financiare dhe gatishmërisë për të bërë kompromis midis kërkesës për rritjen e numrit të bursave dhe fondit të paraparë për publikime shkencore.

Previous articleRihanna, me frizurë “të çmendur” në IHeartRadio
Next articleJahjaga:Themelimi i FAK-ut s’ka alternativë