Ushqime që hani çdo ditë dhe mund t’ju helmojnë

Qershitë- Në rast se nuk i lani mirë mund të helmoheni pasi ato përmbajnë në lëkurë, edhe për shkak të spërkatjes me pesticide, cianid hidrogjeni.

Bajamet e egra- Zakonisht ne blejmë në dyqan bajame të ëmbla, jo të egra. Nëse jeni në një kopsht dhe gjeni bajame të egra, atëherë bëni kujdes me to, pasi ashtu si qershitë, përmbajnë cianid.

Fasulet e kastorit- Është një lloj fasuleje, e cila mund të shkaktojë të vjella dhe helmim për shkak të një lloj pluhuri që përmban. Nuk duhet t’i gatuani asnjëherë pa i larë mirë.

Farat e mollës- Është e këshillueshme të konsumoni një apo dy fara molle, pasi bëjnë mirë, por jo më shumë. Ato ngacmojnë prodhimin e disa enzimave në trup që shkaktojnë helmimin.

Domatet- Janë perime që për shkak të gjetheve të tyre në të cilat ka mjaft helme, hyjnë në familjen e produkteve ushqimore që helmojnë njerëzit.