Nga mëngjesi në dark, ja çfarë është mirë të vini në tavoline për një strategji anti-rrudhë më të vërtet efikase.
Ja disa ushqime për të mbajtur larg sëmundjet dhe për ti thënë lamtumire rrudhave, ose të paktën për ti vonuar sa më shumë të jetë e mundur shfaqjen e tyre. Nga mëngjesi në dark, ja çfarë është mirë të vini në tavolinë për një strategji anti-rrudhë më të vërtet efikase. Në fakt jo gjithmonë ushqimet e mira për shëndetin janë ato që nuk kanë shije të mirë, përkundrazi.
1- Kapucino: Kjo pije, tipike për në mëngjes, është e pasur me polifenol dhe nëse zgjidhni versionin pa sheqer dhe me qumësht të skremuar evitoni dhe kaloritë e tepërta.
2- Çokollata fondente: E pasur me polifenol, aleat i një dietë të ekuilibruar është më të vërtet e mbushur me vlera të mira, për të mbajtur larg radikalet e lira, për teë ulur nivelin e presionit dhe kolesterolin, kështu që rrugë të lirë edhe çokollatës se ngrohtë, e cila për të ruajtur nivelin kalori/yndyra duhet të përgatitet me ujë dhe jo me qumësht.
3- Kungulli: Është i pasur me vitamina C dhe betakarotinë, të nevojshëm për të frenuar veprimin e radikaleve të lira.
4- Stikat: Një burim shumë i mirë i omega 6, aleat shumë efikas për parandalimin e shumë e sëmundjeve të aparatit kardiovaskular.
5- Salmoni: Fal përmbajtjes se tij me omega 3, ky peshk, i preferueshem për tu gatuar me avull është ideal për të mbajtur në formë të mirë arteriet dhe lëkurën.
6- Manaferrat: Fruta të kuqe të pasura me vitamina C, ka një aksion antioksidues kundër radikaleve të lira.
7- Domatet: Protagoniste të dietës mesdhetare, perfekte si përbërës në sallatë por edhe për ti dhënë ngjyre shume përgatitjeve ushqimore të tjera, domatet janë një minierë antioksiduesish, fal përmbajtjes se tyre me likopen.
8- Kivi: Përmiresojne traktin gastrointestinal dhe kanë një veprim diuretik, janë një minierë me vitamina C dhe polifenol, molekula oksiduese në gjendje për të mbrojtur qelizat nga demët e provokuara nga radikalet e lira dhe për të stimuluar sistemin imunitar.