Shfaqja e puçrrave, është një çrregullim tepër i zakonshëm tek adoleshentët.
Por shfaqja e tyre mund të ndikojë në qetësin dhe padyshim krijimin e personalitetit të tyre. Për të gjithë ata që kanë problemin me puçrrat, apo aknet, zgjidhja është ushqimi i mirë. Sa më shumë të konsumoni ushqim të shëndetshëm, aq më shpejt do zhduken aknet.
Sipas një studimi më të ri, tregohet se të ushqyerit në mënyrë të duhur mund të ndihmojë për të pasur një fytyrë sa më të pastër. Gjeja e parë që duhet të hiqini nga lista e ushqimeve që konsumoni, janë ato që kanë yndyrë të lartë.
Hani sa më shumë fruta, perime dhe peshk. Por mos harroni, duhet të pini shumë ujë. Të gjithë këto komponentë së bashku, do ju ndihmojnë të keni një lëkurë sa më të shëndetshme dhe një pamje të cilët nuk do donit ta fshihnit asnjëherë.