Ushqimet që na mbrojnë sytë

syteOrë të gjata në kompjuter, brenda dhe jashtë orarit të punës, rezultati sy shumë të lodhur dhe rrezik për syze. Përveç faktorit kompjuter, që është rreziku më i madh për shëndetin e syve, një tjetër rrezik kanoset edhe nga…

Orë të gjata në kompjuter, brenda dhe jashtë orarit të punës, rezultati sy shumë të lodhur dhe rrezik për syze. Përveç faktorit kompjuter, që është rreziku më i madh për shëndetin e syve, një tjetër rrezik kanoset edhe nga tymi i duhanit dhe smogu. Nëse është e pamundur të shmangni këta tre faktorë, disa ushqime ju vijnë në mbrojtje të syve.

Karota- është vërtetuar që karotat përmirësojnë shikimin dhe i mbajnë sytë e shëndetshëm. Karota e cila përmban beta-carotenin, një antioksidant mjaft me vlerë, zvogëlon rrezikun e kataraktit (perdes së syrit).

Spinaqi- Një tjetër ushqim në mbrojtje të dëmtimit të syve, është spinaqi, shumë i pasur me hekur dhe karoenoidë, antioksidantë që ulin rrezikun e degjenerimit në “perde”.

Vitamina C- mjaft e domosdoshme për trupin, por edhe për sytë , pasi largon radikalet që shkaktojnë dëmtime. Në mbrotje të syve rekomandohen frutat si, kivi, portokalli dhe idet.

Hudhra dhe qepa – duhet të tregoheni “moskokëçarës” për aromën që shkaktojnë hudhra dhe qepa, pasi duhet të mendoni që dobia që ato sjellin është më e madhe se shqetësimi nga aroma. Hudhra dhe qepa janë “ideale” për të përmirësuar shikimin, pasi këto ushqime përmbajnë squfur, gjë që e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

Veza – përveç të mirave që i sjellë organizmit, ajo mbron sytë nga katarakta (perdja e syrit).

Brokoli- përmban antioksidantë që mbrojnë sytë nga faktori stres dhe përmirëson shikimin.

Përveç këtyre ushqimeve, është mirë të mos shmangni edhe rrushin, limonin dhe bajamet që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syve.