Home SHËNDETËSI Ushqimi që përmirëson qumështin e nënës

Ushqimi që përmirëson qumështin e nënës

Është një ushqim i shijshëm dhe bënë mirë. Bëhet fjalë për peshkun salmon, i cili në saj të pranisë së Omega 3 është tejet i dobishëm për shëndetin, por mbi të gjitha përmirëson qumështin e nënës.

Një studim i fundit britanik thotë se ngrënia e shpeshtë e salmonit gjatë shtatzënisë, përmirëson dhe shton sasinë e qumështit të nënës. Studimi i zhvilluar nga Universiteti i Britanisë së Madhe,”Reading”, u botua në revistën shkencore “Journal of Nutrition”, ku u krahasua regjimi ushqimor i femrave shtatzënë që ndinin një dietë ushqimore normale, me ato femra që ndiqnin një dietë ushqimore të pasur me salmon.

Duke analizuar qumështin e nënave rezultoi se femrat të cilat konsumuan më shumë salmon në fazën e fundit të shtatzënisë, patën nivele më të larta të acideve yndyrore Omega 3, tejet të rëndësishme për një rritje korrekte të fëmijës, sidomos në muajt e parë të jetës, duke shërbyer si antitrup për mbrojtjen e tyre nga infeksionet. Në përfundimet e studimit thuhet se një femër shtatzënë por edhe një nënë lehone duhet të konsumojë mesatarisht 2 ose më shumë herë në javë peshk të llojit salmon.

Previous article“Ushqimi në tru” të shëndosh
Next articleGeti bën tatuazh të ri (Foto)