Delegacioni Komandës evropiane të forcave të armatosura të SHBA dhe e Gardës Kombëtare të Ohio-s ka vizituar sot bazën ushtarake të Serbisë bë Luginën e Preshevës “Jug” afër Bujanocit.
Delegacioni, me zyrtarë ushtarakë serbë, siç njofton Tanjug, ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak dhe për zhvillimin mëtejme të kësaj baze, njofton kumtesa nga Ushtria e Serbisë.
Delegacioni amerikan ka vizituar edhe poligonet “Borovac“ e „Rujan“ si dhe vendqitjen „Vrtogosdh” të kësaj baze.
Baza “Jug”, pos objekteve për ushtarë e personel, ka edhe kapacitet për ushtrime, përkrahje logjistike, pushim dhe aktivitete sportive, e në të për operacione paqësore, përgatiten ushtarë të Serbisë.
Kjo bazë, që shtrihet në më shumë se 35 hektarë, është hapur në nëntorin e vitit 2009.