Vaj peshku për një gjumë të rehatshëm

black-babies-sleepingVaji i peshkut mund të jetë ideali për një gjumë të thellë dhe të rehatshëm.

Disa studiues nga Universiteti i Oksfordit kanë zbuluar se acidet omega-3 që gjenden vetëm tek peshku zgjasin gjumin dhe e bëjnë atë më te rehatshëm.

Studimi u bazua tek 352 fëmijë të moshës 7-9 vjeç që flinin pak dhe i dhanë suplemente të omega-3 për 4 muaj radhazi.

Më pas, fëmijëve iu vu një sensor në kyçin e dorës që regjistronte lëvizjet e tyre në shtrat gjatë natës. U vu re se koha e gjumit të tyre u rrit mesatarisht me 58 minuta dhe zgjimet gjatë natës u pakësuan ndjeshëm.

Dietologët e kanë këshilluar shpesh që çdo njeri duhet të hajë peshk të paktën dy herë në javë, por tashmë keni një arsye më shumë. http://www.albeu.com/shendetesi/studimi-vaj-peshku-per-nje-gjume-te-rehatshem/143491/