Vaji i peshkut ndihmon gjumin tek fëmijët

bebVaji i peshkut ndihmon fëmijët të flenë më mirë sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Oksfordit.

Sipas studimit, acidet omega-3 që gjenden vetëm tek peshku zgjasin gjumin e fëmijëve dhe gjithashtu e bëjnë më të qetë atë.

Kërkuesit shkencorë morën 352 fëmijë të moshës 7-9 vjeç që flinin pak dhe i dhanë suplemente të omega-3 për 4 muaj radhazi.

Më pas, fëmijëve iu vu një sensor në kyçin e dorës që regjistronte lëvizjet e tyre në shtrat gjatë natës. U vu re se koha e gjumit të tyre u rrit mesatarisht me 58 minuta dhe zgjimet gjatë natës u pakësuan ndjeshëm.

Dietologët këshillojnë që çdo njeri duhet të hajë peshk të paktën dy herë në javë.