Gazeta më e madhe sportive në Spanjë “Marca” gjatë ndeshjes gjysmëfinale të “Champions League”, mes Reali i Madridit dhe Bajernit të Mynihut, i ka cilësuar dy vajzat shqiptare si bukuritë e dy ekipeve.
Prezantuesja Xhemi Shehu dhe bashkëshortja e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla janë fotografuar mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabeu” të shoqëruar nga bashkëshortët e tyre.
“Bukuritë e të dy ekipeve”, është diçitura e fotos përkatëse ku dy vajzat shqiptare, Xhemi Shehu, tifoze e madrilenëve dhe bashkëshortja e Ballës, “pro” gjermanëve kanë bërë tifo për ekipet e zemrës.
Mbrëmjen e djeshme është mbyllur në “Santiago Bernabeu” supersfida midis Real Madrid dhe Bayern me fitoren e Realit.
Ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Të besuarit e Ançelotit kanë arritur të marrin një fitore e cila u jep qetësi. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Benzema në min e 19.
Pas golit të shënuar, Madrilenët e kanë marre akoma më shumë veten duke sulmuar dhe duke shpërdoruar disa raste të pastra.
Ronaldo nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë duke humbur një rast ideal për ta çuar ekipin në avantazhin e dy golave. Portugezi luajti vetëm 65 minuta për t’i lënë vendin më pas Gareth Bejl.
Bayerni nga ana tjetër ka bërë një ndeshje jo të mirë duke qenë e paqartë në ndërtimin e aksioneve. Ribery dhe Roben kanë qëndruar në hije, sidomos francezi i cili u mbulua mjaft mirë nga mbrojtësit e Realit.
Ndeshja djeshme le gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas 1 jave në “Alianz Arena” në Gjermani.