Valencia është skuadra e fundit që e kompleton katërshen e ekipeve më të mira në Ligën e Evropës për këtë vit. Pas kohës së rregullt rezultati ishte 3:0 për Valencian, por humbja në Zvicër nga Baseli në ndeshjen e parë me të njëjtin rezultat, bëri që skuadra të shkojnë në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe fituesi të përcaktohet pas 120 minutave.
Në këtë periudhë të lojës më të mirë u treguan spanjollët të cilët shënuan me atë të Paco i cili e kompletoi hat-trickun e tij në minutën 113-të dhe ishte lojtari më meritorë që spanjollët e përmbysën rezultatin e ndeshjes së parë dhe arritën që të hyjnë në gjysmëfinale.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Bernat në minutën 118 për rezultatin përfundimtar 5:0. Pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 5:3 për spanjollët.
Baseli në pjesën e parë të vazhdimeve mbeti me dy futbollistë më pak në fushë, pasi u përjashtuan Diaz dhe Souro pas dy kartonëve të verdhë.
Në kohën e rregullt golat për Valencian i shënuan Paco dy dhe një tjetër Vargas.
Në këtë ndeshje për 120 minuta ka luajtur futbollisti nga Prishtina, Taulant Xhaka, por që në fund skuadra e tij u mposht dhe u mënjanua nga Liga e Evropës.
Megjithatë ky mund të quhet si një suksese për skuadrën zvicerane që ka arritur deri në këtë fazë. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 106.