Home LAJME Valon Murati kërkon përgjegjësi ndaj Jabllanoviqit

Valon Murati kërkon përgjegjësi ndaj Jabllanoviqit

Ministri i diasporës Valon Murati ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë një qëndrim rreth deklaratave të ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

Ka vlerësuar se deklaratat e tij janë kundër Kushtetutës së Kosovës dhe i fyejnë nënat e Gjakovës.

Pas kësaj kërkese kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk jemi në Kuvend dhe pastaj janë ndalë mikrofonat ndërsa diskutimi ka vazhduar edhe për 20 minuta pa mundësinë që të ndiqet nga përfaqësuesit e medieve.

Previous articleSamsung sjell telefonin e saj Z1 në Tizen OS
Next articleTrepça i merret AKP’së, i kthehet shtetit