Home SPORT Van Hettrik e bën të mundur ëndrrën

Van Hettrik e bën të mundur ëndrrën

Robin Van Persie ka shënuar tri gola në ndeshjen kthyese vendimtare ndaj Olympiacosit, për të kualifikuar Manchester Unitedin në mënyrë të pabesueshmë ne çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester United e filloi sfidën pa Januzajn në formacion, teksa Giggs zuri vendin e tij në një formacion shumë sulmues të United.

Dominimi u vërejt nga fillimi, teksa frytet u panë teksa po hynim në fund të pjesës së parë.

Pas një shtyrje në zonë nga Holebas, ishte Van Persie ai që u rrëzua dhe që fitoi një penalti. Ishte vet holandezi ai që konkretizoi për 1-0 (25’).

Në fund të pjesë së parë ishte Rooney ai që perceptoi bukur holandezin, të cilit ia lëshoi një pasim të ulët në zonë. Van Persie me gjakftohtësi arriti të shënonte për 2-0.

Në pjesën e dytë United hyri me qëllimin për të realizuar edhe golin e kualifikimit. Pas një gjuajtje të lirë dhe një skeme fantastike, Van Persie e la të shtangur portierin e Olympiacos për 3-0 dhe një gol shumë të bukur (51’).

Deri në fund Olympiacos u shfaq rrezikshëm, por nuk arritën që të realizonin golin e kthesës, teksa United u tregua ashtu siç e njohim – i fortë.

United kështu kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 në çerekfinale, e ku në shortin e të premtës mund të përballet me një prej gjigantëve të mëdhenj evropian, në atë që është vazhdim i një ëndrre që në fillim u duk e pamundur të realizohej.

Previous articleDortmundi humb, por kualifikohet
Next articlePunëtorët e pastrimit mbesin pa kontrata dhe pa kompani