Home LAJME Vazhdojnë takimet, Tahiri sot në Bruksel

Vazhdojnë takimet, Tahiri sot në Bruksel

Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka udhëtuar për Bruksel, ku sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimet e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në agjendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve.

“Takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE-ja pritet të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2014. Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në fushat e lartpërmendura, si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejmë të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të BE-së, për të diskutuar mbi fazën vijuese të dialogut të Brukselit, pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Ed ita Tahiri, në përbërjen e tij do të ketë ekspertët nga ministritë dhe institucionet tjera relevante për temat që do të trajtohen.

Previous articlePresidenti Vizer shpall Majlindën si më të mirën e botës
Next articleMinistri Hyseni priti në takim ambasadoren zvicerane, Krystyna Marty Lang