Sot është varrosur Agnesa Gashi, 21 vjeçarja nga fshati Qabiq i Komunës së Klinës.
Agnesa Gashi u shkel nga një makinë afër Menzes së Studentëve në Prishtinë, ditë më parë.
Vdekjet në komunikacion në Prishtinë janë shpeshtuar kohët e fundit. Edhe mbrëmë u shtyp për vdekje një këmbësor afër Kuvendit të Kosovës.